Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

Kronika May 25, 2020 - 15:54

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku si pasojë pesë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se ishin të përfshira dy vetura.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, rreth orës 13:30, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.