Plagoset një person në Podujevë

Plagoset një person në Podujevë

Kronika May 24, 2020 - 10:17

Një person është plagosur me armë zjarri në Podujevë.

Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Ali Ajeti” rreth orësh 16:16, sipas policisë, një i dyshuar i panjohur ka shtënë me arme zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të pistoletës./Zëri