Plagoset një i ri në Podujevë

Plagoset një i ri në Podujevë

Kronika May 23, 2020 - 18:42

Një person rreth moshës 22 vjeçe është plagosur nga persona të paidentifikuar në komunën e Podujevës, pasditen e së shtunës, raporton “zeri.info”.

Rastin për “zeri.info” e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Me 23.05.2020 në orën 16:16 kemi pranu nje informatë se një person ështi i plagosur në Rr. Ali Ajeti në Podujevë. Njësitet policore u janë përgjigjur rastit dhe janë duke zhvilluar hetime për rastin. Një person është dërguar për trajtim mjekësor dhe për gjendjen e tij mund të iu referoheni autoriteteve shendetsore”, tha Hoxha./ZERI