Vdes në QKUK pasi u aksidentua një muaj më parë

Vdes në QKUK pasi u aksidentua një muaj më parë

Kronika May 23, 2020 - 11:21

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur me datë 29 prill në Podujevë, ku si pasojë e tij sot ka ndërruar jetë një person.

Në lidhje me ketë rast, Policia e Kosovës është njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila edhe e konstatoi vdekjen e tij, përcjell Zeri.info.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.