106-vjeçari nga Vitia vdes tri ditë para se ta përfundonte Ramazanin e 94-të

106-vjeçari nga Vitia vdes tri ditë para se ta përfundonte Ramazanin e 94-të

Kronika May 22, 2020 - 22:33

Tri ditë para se ta përfundojë Ramazanin e 94 që po agjëronte, ndërroi jetë.

106 vjeçari Nazim Neziri nga Remniku u Vitisë vdiq të enjten, pak para darkës së muajit të shenjtë, njofton Klan Kosova.

Ai u varros pa ndonjë organizim e as  pamja nuk u hap shkaku i pandemisë.

E nipi i tij, i cili ishte përkujdesur vazhdimisht për të, thotë se deri në momentin kur ndërroi jetë gjyshi i tij ishte në gjendje të mirë dhe nuk kishte shfaqur ndonjë problem shëndetësor.