SHKK-ja godet kontrabandën në Qendrën e Paraburgimit Prizren

SHKK-ja godet kontrabandën në Qendrën e Paraburgimit Prizren

Kronika May 22, 2020 - 11:18

Shërbimi Korrektues i Kosovës, pas një informacioni të besueshëm nga Njësiti i Inteligjencës brenda këtij institucioni, mbrëmë rreth orës 21:50, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, oficerët korrektues kanë goditur kontrabandën, transmeton “Zeri.info”.

Gjatë bastisjes oficerët korrektues në një pjesë të kamufluar kanë gjetur dy telefona mobilë të tipit “iPhone 5” dhe një karikues.

"Pas intervistimit të paraburgosurve u janë iniciuar masa disiplinore dhe janë veçuar deri në hetimin e rastit", thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe të kontrabandës nëpër institucionet korrektuese dhe në ato të paraburgimit.