Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Rrahje mes dy familjeve në Prizren, pesë persona mbesin të lënduar

Rrahje mes dy familjeve në Prizren, pesë persona mbesin të lënduar

Kronika May 22, 2020 - 10:25

Dje rreth orës 13:00, në qytetin e Prizrenit, ka ndodhur një rrahje mes dy familjeve si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre, raporton “Zeri.info”.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se në këtë mosmarrëveshje ishin të përfshirë pesë persona dhe si pasojë e rrahjes njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Po ashtu PK-ja ka njoftuar se në vend të ngjarjes janë gjetur dy shkopi të sëpatave, ku me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë arrestuar, teksa njëri është liruar.

“Pas një mosmarrëveshjeje ka ardhur deri te rrahja në mes të dy familjeve, ku janë përfshirë pesë meshkuj kosovarë. Si pasoj e rrahjes viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman, ndërsa katër të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy shkopinj të sëpatave. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar”, ka njoftuar Policia.