Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Operacioni policor godet qendrat e masazhit që punuan kundër vendimit të qeverisë

Operacioni policor godet qendrat e masazhit që punuan kundër vendimit të qeverisë

Kronika May 21, 2020 - 16:35

Policia e Kosovës, mbrëmë ka realizuar një operacion kundër qendrave të masazhit të cilat kishin punuar kundër vendimit të qeverisë së Kosovës.

Operacioni policor është zhvilluar në tri rajone, Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren, transmeton Zeri.info

“Me qëllim të vazhdimit të implementimit të urdhrit operativ, marrjes së masave preventive në zbatim të vendimeve të Qeverisë së RKS-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së, Policia e Kosovës mbrëmë me 20.05.2020 në tri rajone të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren), ka realizuar planin operativ “kontrolli-20.05.2020”.

Bazuar në informacionet intelegjente dhe nga burimet e hapura, disa lokale të cilat ofrojnë shërbime për masazhe, edhe përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në këtë kohë pandemie, dyshohej se kanë kryer veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe të vet personave pjesëmarrës” thuhet në komunikatën e policisë.

Gjatë këtij operacioni, janë përfshirë 22 lokacione në të cilat janë takuar 35 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore

“Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente janë realizuar kontrolle në:

Prishtinë – janë kontrolluar (14) lokacione, prej tyre (6) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore. Ferizaj - objekt kontrolli kanë qenë (3) lokacione, por që kanë qenë të mbyllura, përderisa është kontrolluar edhe një restorant por nuk është vërejtur ndonjë dyshim. Prizren – objekt kontrolli kanë qenë (4) lokacione, prej tyre (2) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 12 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore”, thuhet në komunikatë.

Vlen të potencohet se në këtë operacion të gjerë policor kanë marrë pjesë njësi të profileve të ndryshme policore, përfshirë edhe inspektor kompetent nga niveli qendror dhe ai lokal./Zëri.