Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Dy shqiptarë akuzohen për 55 thyerje banesash në Zvicër

Dy shqiptarë akuzohen për 55 thyerje banesash në Zvicër

Kronika May 21, 2020 - 11:21

Prokurori publik dhe policia kantonale e Kantonit të Ticinos kanë njoftuar se kanë përfunduar hetimet lidhur me një seri vjedhjesh në apartamente në Ticino (veçanërisht në zonën e Luganos) dhe në kantone të tjera, shkruan “Polizeinews.ch”.

Si rezultat, dy persona kanë përfunduar në pranga: një shtetas shqiptar 41-vjeçar, i cili jeton në Shqipëri dhe një shtetas kosovar 35-vjeçar, me qëndrim në Zvicër, në zonën e Lugano, transmeton “Albinfo.ch”.

Sipas rikonstruktimit të ngjarjes, të dy kanë bërë të paktën 55 vjedhje (disa të kryera dhe disa në tentim) ndërmjet tetorit të vitit 2019 dhe janarit 2020 me role dhe me përgjegjësi të ndryshme.

Plaçka, e cila vlerësohet të jetë mbi 500.000 franga, ishte në para, orë dhe bizhuteri, përcjell “Albinfo.ch”. Dëmi i shkaktuar ka qenë gjithashtu i konsiderueshëm: rreth 130.000 franga.

Veprat penale kryesore që u ngarkohen dy personave në fjalë janë: “Vjedhje serioze”, “Shkaktim dëmesh të përsëritura” dhe “Vjedhje të përsëritura të banesave”.