Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Përleshje në Fushë-Kosovë, arrestohen katër persona

Përleshje në Fushë-Kosovë, arrestohen katër persona

Kronika May 20, 2020 - 10:43

Policia e Kosovës ka arrestuar dje katër persona në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh nga PK-ja, këta katër persona janë të dyshuar në lidhje me përfshirjen në një përleshje, e cila ndodhi mbrëmë rreth orës 22:10, përcjell “Zeri.info”.

Më tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatë përleshjes të dyshuarit kishin përdorur mjete të mprehta, ku pas lëndimeve të marra dy prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.