Humb jetën aksidentalisht 25-vjeçari gjilanas

Humb jetën aksidentalisht 25-vjeçari gjilanas

Kronika April 10, 2020 - 14:00

Para pak minutave në qytetin e Gjilanit ndodhi një aksident midis një motoçiklete dhe një veture, raporton "Zëri.info".

Si pasojë e përplasjes së një motoçiklete me një mjete të tjera ka ndërruar jetë shoferi i motoçikletës, thonë burime të "Zërit".

Ndonëse Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij, me të ndodhur aksidenti ata thanë se personi me shenja jete është dërguar në Emergjencë. "Ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në Emergjencë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin”, tha zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

E PLOTËSUAR: Policia e konfirmon vdekjen e viktimës

Pak minuta më parë, Ismet Hashani, zëdhënës i PK-së në Gjilan e ka konfirmuar për “Zërin” se ngasësi i motoçikletës i përfshirë në aksident është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjilanit. “Sot, me 10 prill 2020 rreth orës 12:10 në Rr. "Halim Orana" në Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor me fatalitet, ku i përfshirë ka qene një automjet dhe një motocikletë: Si pasoj e këtij aksidenti drejtuesi i motoçikletës dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete sipas mjekut kujdestar”, ka thënë Hashani.

Ndërsa sipas PK-së edhe drejtuesi i automjetit (1995)"Opel Corsa" ka pësuar lëndime dhe për momentin është ne kurim e sipër në spitalin e Gjilanit, por jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke i udhëheq hetimet rreth këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve.

 

"Zëri" do t’ju mbajë të informuar mbi këtë rast.