Prezantohej si shef policie dhe u merrte qytetarëve lekë, arrestohet

Prezantohej si shef policie dhe u merrte qytetarëve lekë, arrestohet

Kronika April 10, 2020 - 11:00

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se pas informacioneve që dispononin se një shtetas prezantohej si shef policie dhe me atë të presionit u merrte qytetarëve lekë e sende të tjera, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I.H., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.

Sipas policisë, nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marrë një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

“Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B. një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘Vjedhja në anë të mashtrimit’ dhe ‘Përvetësim i titullit dhe i detyrës shtetërore’”, thuhet në njoftim.