Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Lojërat e fatit në Karaqevë i bashkojnë kosovarët, shqiptarët dhe serbët

Lojërat e fatit në Karaqevë i bashkojnë kosovarët, shqiptarët dhe serbët

Kronika April 10, 2020 - 10:56

15 persona gjatë ditës së djeshme janë arrestuar nën dyshimin se kanë ardhur nga lokali i lojërave të fatit në Karaqevë.

Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë po del se kosovarët,shqiptarët dhe serbët vendtakimin e tyre të argëtimit e kanë në këtë lokal.

Në mesin e tyre dje janë arrestuar edhe 2 femra kosovare, shkruan "IndeksOnline".

Të gjithë këta persona, sipas Policisë, janë dërguar në karantinë.

Raporti:

Fsh.Novoselle 08.04.2020-14:35. Njësit policore kanë ndaluar një veturë në të cilen ishin tre persona meshkuj, njëri Shqiptar dhe dy Serb, të cilët dyshohet se kishin ardhur nga një lokal i lojërave të fatit në Karaqevë e poshtme . Personat janë përcjell në piken kufitare te Dheu i Bardhë. Personat janë kontrolluar nga mjekët dhe me udhëzimin e tyre janë dërguar në Karantinë.

Fsh. Korminjan 09.04.2020 12:30. Njësit policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një veturë ne te cilin e drejtonte personi mashkull kosovar i cili ishte përcjell në stacionin policor Kamenicë dhe pas kontrollit nga mjeku me udhëzimin te mjekut personi dërgohet në Karantinë.

Fsh.Novoselle 09.04.2020-13:30. Njësit policore kanë ndaluar një veturë në të cilen ishin dy persona meshkuj kosovar të cilët dyshohet se kishin ardhur nga një lokal i lojërave të fatit në Karaqevë e poshtme . Personat janë përcjell në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Personat janë kontrolluar nga mjekët dhe me udhëzimin e tyre janë dërguar në Karantinë.

Fsh.Novoselle 07.04.2020-15:30. Njësit policore kanë ndaluar një veturë në të cilen ishin 5 persona prej tyre 2 meshkuj kosovar dhe tri femra njëra shtetase e Serbisë kurse dy tjerat shtetase të Shqipërisë të cilët dyshohet se kishin ardhur nga një lokal i lojërave te fatit në Karaqevë e poshtme. Personat janë përcjell në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Personat janë kontrolluar nga mjekët dhe me udhëzimin e

tyre janë dërguar në Karantinë.

 Fsh.Novoselle 07.04.2020-15:30. Njësit policore kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte personi mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte ardhur nga një lokal I lojërave te fatit në Karaqevë e poshtme . Personi është përcjell në piken kufitare te Dheu i Bardhë dhe pas kontrollit nga ana e mjekut dhe me udhëzimin e tij, personi është dërguar në Karantinë.

Fsh.Novoselle 07.04.2020-15:30. Njësit policore kanë ndaluar një veturë në të cilen ishin tre persona meshkuj dy prej tyre Shqiptar dhe një shtetas i Serbisë, të cilët dyshohet se kishin ardhur nga një lokal i lojërave të fatit në Karaqevë e poshtme .

Personat janë përcjell në piken kufitare te Dheu i Bardhë, janë kontrolluar nga mjekët dhe me udhëzimin e tyre janë dërguar në Karantinë.