Ngjarje e rëndë në Fushë Kosovë: Pas një zënke familjare godet me veturë vëllain dhe gruan e tij

Ngjarje e rëndë në Fushë Kosovë: Pas një zënke familjare godet me veturë vëllain dhe gruan e tij

Kronika April 10, 2020 - 10:08

Një konflikt familjar në Fushë Kosovë dje ka mundur të përfundojë në formën më të keqe.

Policia ka treguar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull, i cili pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur verbalisht vëllain e tij.

Mirëpo këtu nuk përfundoi me kaq. I dyshuari me veturën e tij në lëvizje ia kishte goditur tavolinën me karrige, në të cilin kishte qenë ulur viktima me bashkëshorten e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.