Shiti barna me çmime të larta dhe pa licencë, arrestohet burri nga Klina

Shiti barna me çmime të larta dhe pa licencë, arrestohet burri nga Klina

Kronika April 08, 2020 - 11:07

Një burrë është arrestuar dje në Klinë, pasi kishte hapur barnatoren e tij dhe kishte shitur barna me çmime të ngritura.

Sipas inspektorëve, të dyshuarit i kishte skaduar licenca e punës.

Malli është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.