Arrestohen dy vëllezërit për plagosjen e babait dhe të birit

Arrestohen dy vëllezërit për plagosjen e babait dhe të birit

Kronika April 07, 2020 - 12:09

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në Peshkopi.

Si pasojë e kësaj janë plagosur dy persona.

Babai dhe i biri u plagosën me mjete të forta, nga dy vëllezër që i kishin komshinj.

Ata janë jashtë rrezikut për jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen ‘Treg’, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri – tjetrin, ndërhynë dhe bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit dhe konkretisht “.

“L. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi, (vëllezër ) , të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer nê bashkëpunim “.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, njofton Top- Channel përcjell Klan Kosova.