Arrestohen 30 persona  për shkelje të ndalim-qarkullimit

Arrestohen 30 persona për shkelje të ndalim-qarkullimit

Kronika April 05, 2020 - 10:46

Kosovarët vazhdojnë të mos i binden vendimit të qeverisë rreth orës policore, raporton Zëri.info

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka njoftuar se ka arrestua 30 persona në disa qytete të ndryshme për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Numri më I madh I të arrestuarve për këtë vepër, është në kryeqytet ku gjatë ditës së djeshme janë arrestuar vetëm në Prishtinë 13 persona, në Pejë 5 persona, në Gjilan dhe Ferizaj 4, Gjakovë 3 dhe në Mitrovicën e Jugut 1 person

Në Kosovë deri tani nga koroanvirusi janë prekur 104 persona, 23 të shëruar dhe 1 i vdekur./ZERI