Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
 Prizrenasi e hapi lokalin e bixhozit edhe në kohën e pandemisë

Prizrenasi e hapi lokalin e bixhozit edhe në kohën e pandemisë

Kronika April 04, 2020 - 11:31

Në vitin e kaluar Qeveria kishte vendosur të mbyllë të gjitha bizneset që organizon lojëra të fatit. Por, një person nga Prizreni e hapi lokalin e lojërave të fatit edhe në kohën e pandemisë.

Policia ka njoftuar se në Prizren, konkretisht në rrugën “Beteja e Kabashit” ka hasur në një lokal i cili po punonte ilegalisht, kundër vendimit të Qeverisë të vitit të kaluar dhe kundër vendimit për masat e marra ndaj Kovid 19.

“Është shoqëruar në stacionin policor, i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, kishte organizuar lojëra të fatit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Rasti është hapur për “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.