Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në veri

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në veri

Kronika April 03, 2020 - 10:37

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të enjten në Mitrovicë të Veriut. Atje është gjetur pa shenja jete një grua

Përmes raportit 24-orësh Policia bën me dije se një person ka raportuar se prindërit e tij kishin qenë duke u kujdesur për viktimën femër kosovare, e cila kishte qenë duke banuar në banesën e saj, por me të nuk kishin mundur të komunikonin, pasi dera e banesës kishte qenë e mbyllur dhe ajo nuk ishte përgjigjur. “Njësiti policor së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga zjarrfikësit është hapur dera e banesës dhe kanë vërejtur se viktima kishte qenë brenda në banesë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës në trupin e së cilës nuk janë vërejte shenja dhune”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës u lirohet personave që kishin qenë të autorizuar për përkujdesje.