Familja nga Peja bëhet llom duke u rrahur, arrestohen babë e bir

Familja nga Peja bëhet llom duke u rrahur, arrestohen babë e bir

Kronika April 03, 2020 - 10:28

Janë arrestuar dy persona në komunën e Pejës, pasi të dy kanë ushtruar dhunë në familje

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë dhe të arrestuarit janë babë e bir.

Fillimisht raportohet se djali e ka sulmuar fizikisht babanë, i cili ka pranuar tretman mjekësor, derisa babai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se i dyshuari (djali) e kishte sulmuar fizikisht (babanë) e tij, i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari (babai) kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruhet në njoftim.