Një i lënduar në aksident në Gjakovë

Një i lënduar në aksident në Gjakovë

Kronika April 01, 2020 - 17:59

Një aksident ka ndodhur në fshatin Hereq të komunës së Gjakovës, ku një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor Rajonal i Policisë së Kosovës.

“Po, kemi pranuar një informatën për një aksident trafiku në fshatin Hereq. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit. Një person është i lënduar. Nuk kemi pranuar një raport të plotë lidhur me rastin”.

Reshjet e borës që po bien mbi vendin tonë mund të rrisin numrin e aksidenteve.