Burri nga Podujeva gjen eshtra në livadh, dyshohet se janë të njeriut

Burri nga Podujeva gjen eshtra në livadh, dyshohet se janë të njeriut

Kronika March 31, 2020 - 12:05

Një banor i fshatit Zhiti të Podujevës ka njoftuar policinë se në një livadh ka hasur në disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në një livadh të fshatit, kishte hasur në disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut”, thekson raporti.

Ndërkohë eshtrat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

“Njësia përkatëse policore ka dal në  vendin e ngjarjes, ku ka marr eshtrat dhe ka dërguar në IML për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thekson policia.