Gjakovari rrezikon vetën nga infektimi me COVID 19 pa asnjë arsye, kështu e pëson nga policia

Gjakovari rrezikon vetën nga infektimi me COVID 19 pa asnjë arsye, kështu e pëson nga policia

Kronika March 27, 2020 - 10:59

Një person është arrestuar dje në Komunën e Gjakovës pasi që i njëjti sipas policisë është parë në qytet gjatë orarit kur kufizohet lëvizja.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 13:40, derisa, sipas policisë i njëjti kishte dalë në qytet pa ndonjë arsye.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar derisa rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte hasur duke lëvizur në këmbë, pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.