LAJM I FUNDIT: Shkrumbohet banesa, digjet brenda një grua e moshuar

LAJM I FUNDIT: Shkrumbohet banesa, digjet brenda një grua e moshuar

Kronika March 27, 2020 - 08:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhurr në fshatin Poloskë të Devollit, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

E moshuara që jetonte aty, ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur të dalë dot nga banesa. Viktima është identifikuar si Nezaqet Gjoza e moshës 90 vjeç.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, dhe e moshuara nuk ka mundur që të dalë jashtë banesës, për shkak të flakëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e mëtejshme.

Rastet e të moshuarve që përfshihen në ngjarje të tilla kanë qenë të shpeshta, edhe për shkak se është rritur ndjeshëm numri i atyre që jetojnë të vetëm.