Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Katër persona tentojnë ta kalojnë kufirin, dërgohen në karantinë

Katër persona tentojnë ta kalojnë kufirin, dërgohen në karantinë

Kronika March 26, 2020 - 11:12

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër të dyshuar, një femër dhe tre meshkuj, nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar ta kalojnë kufirin në mënyrë të paautorizuar.

Me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në karantinë.

Ndryshe, për 24 orë ka pasur tetë raste të mos veprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, duke përfshirë edhe një mjek.