Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur në Gjakovë

Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur në Gjakovë

Kronika March 25, 2020 - 16:03

Një person është arrestuar në Gjakovë lidhur me një rast të grabitjes së armatosur që ka ndodhur të hënën në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Policia njofton se me t’iu përgjigjur rastit të ndodhur në biznesin ,,Ria Money Transfer”  aty kanë takuar viktimën femer kosovare/shqiptare  e cila ka raportuar se derisa kishte qenë në detyrë në ketë biznes, aty kishte hyrë një person i pa njohur i maskuar  dhe i njëjti nën kërcënimin e armës kishte kërkuar para nga viktima.

“Viktima nga frika ia kishte dorëzuar të gjitha të hollat nga pazari ditor ndërsa më pas personi i dyshuar e kishte detyruar viktimën të kaloj në zyren tjetër duke tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me të,  me ç’rast viktima kishte arritur ta shtyej dhe ishte larguar”.

Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e  parave si dhe arma e cila dyshohet se është përdorur ëer kryerjen e veprës penale.

Bëhet e ditur se personi i arrestuar B.G ,ashkali/shtetas i Kosovës, po mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.