Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Arrestohen disa persona, mbajtën hapur lokalet e tyre

Arrestohen disa persona, mbajtën hapur lokalet e tyre

Kronika March 25, 2020 - 10:19

Qytetarët po vazhdojnë të mos rrespektojnë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës, për tu mbrojtur nga koronavirusi, raporton "Zëri.info".

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të cilët nuk kanë zbatuar vendimin për mbylljen e lokaleve.

Njoftimi i Policisë

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETSORE GJATË EPIDEMISË

· Gllogoc, Prishtinë 24.03.202-09:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nuk i ka respektuar rekomandimet e mjekëve lidhur me vetë izolimin shëndetësor gjatë epidemisë.

· Rr. 19 Qershori, Podujevë 24.03.2020-115:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur në lokalin e tij respektuar duke mos respektuar vendimet e marra për parandalim të pandemisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

· Gllogoc, Prishtinë 24.03.2020-16:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur në lokalin e tij duke mos respektuar vendimet e marra për parandalim të pandemisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Livoç i ulët, Gjilan 23.03.2020-23:18 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rr. Ismet Jashari-Kumanova, Prizren 24.03.2020-16:15. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij (furrë) duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 24.03.2020-16:55. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Fsh. Kijevë, Malishevë 24.03.2020-03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Ujzi, Gjakovë 24.03.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije freskuese dhe kafe brenda lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Drenica, Gjakovë 24.03.2020-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije ne lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Ponoshec, Gjakovë 24.03.2020-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije në lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rr. Marin Barleti, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për te arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /ZERI