Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Tre të arrestuarit në veri dërgohen në karantinë në Prishtinë, katër policë në vetizolim

Tre të arrestuarit në veri dërgohen në karantinë në Prishtinë, katër policë në vetizolim

Kronika March 25, 2020 - 10:13
Image

Dy shqiptarë dhe një femër serbe janë arrestuar të martën rreth orës 20:30 në afërsi të Qendrës Spitalore në veri të Mitrovicës, pasi që kishin shkelur orën policore të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Katër policët, të cilët kishin ndalur veturën “Tojota” dhe kishin pasur kontakt me ta janë dërguar në vetizolim, raporton Zëri.info

Policia e Kosovës në veri ka njoftuar se tre personat e arrestuar të martën në mbrëmje në afërsi të Qendrës Spitalore të Mitrovicës janë dërguar në karantinë në Prishtinë. Dy shqiptarë nga Mitrovica dhe një femër serbe nga një qytet i Serbisë janë kapur nga policia të martën rreth orës 20:30 duke lëvizur me veturën e tyre “Tojota”. A janë ndaluar dhe janë arrestuar pasi që kanë shkelur orën policore të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Policisë në afërsi të Qendrës Spitalore në veri Mitrovicës janë arrestuar tre persona, dy shqiptarë dhe një serbe, për shkak se kanë shkelur ndalimin e lëvizjes së qytetarëve dhe të automjeteve, të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Të dyshuarit pastaj janë dërguar në karantinë në Prishtinë, derisa katër zyrtarët policorë, të cilët ishin në kontakt me të dyshuarit janë dërguar në vetizolim.

“Patrulla e Policisë së Kosovës ka ndaluar të martën rreth orës 20:30 një automjet ‘Tojota’ për shkak se në periudhën prej orës 20:00 deri në orën 6:00 ka qenë në fuqi ndalesa për lëvizje për shkak të pandemisë koronavirus. Shqiptarët e Kosovës, F.L. (1992), B.L. (1999) dhe serbja M.K. (1999) janë sjellë pastaj në Stacionin e Policisë në veri. Ekziston dyshimi se serbja M.K., e cila është nga Serbia Qendrore, tri ditë më parë kishte hyrë në territorin e Kosovës nëpërmes të rrugëve ilegale. Të dyshuarit pastaj janë dërguar në karantinë në Prishtinë, derisa për katër zyrtarët policorë të cilët kanë qenë në kontakt me të dyshuari është marrë masa e vetizolimit. Për rastin është informuar prokurori, i cili rastin e ka karakterizuar si mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Policia gjatë kontrollit të veturës ka gjetur një pistoletë M-57 dhe katër fishekë, të cilën ata e posedonin ilegalisht. Drejtuesi i automjetit gjithashtu nuk posedonte kurrfarë dokumentesh për automjetin, në të cilin janë gjetur tri tabela ‘KS’. Pistoleta dhe vetura janë konfiskuar, ndërsa F.L. i vihet në barrë edhe posedim i paautorizuar, kontroll dhe posedim të armëve të zjarrit”, ka sqaruar gjithë rastin, zëdhënësi në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, Branisllav Radoviq.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur për kufizimin e qarkullimit të njerëzve dhe të automjeteve prej orës 10:00 deri në ora 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në ora 6:00. Më përpara, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka marrë masën e dërgimit në karantinë të gjithë personave që hyjnë në Kosovë në njërën nga 6 vendkalimet kufitare