I gjenden substanca narkotike, arrestohen katër persona në Gjakovë

I gjenden substanca narkotike, arrestohen katër persona në Gjakovë

Kronika February 28, 2020 - 11:59

Policia e Kosovës ka arrestuar dje katër persona dhe të njëjtit i ka dërguar në mbajtje, pasi janë gjetur duke përgatitur substanca narkotike të llojit kokainë, transmeton “Zëri.info”.

“Gjakovë 27.02.2020-02:45. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj Shqiptar shtetas të Shqipërisë pasi të njëjtit janë takuar duke përgatitur një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë 1.27 gram. Substanca dhe një veturë me targa të Shqipërisë janë konfiskuar si provë materiale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh./ZERI.