Dalin pamjet ku Xhelal Sveçla u përfshi në një sulm fizik

Dalin pamjet ku Xhelal Sveçla u përfshi në një sulm fizik

Kronika February 27, 2020 - 16:56

Rreth orës 16:00, në njërën prej lokaleve te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, është sulmuar fizikisht zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

 Fillimisht, cak i sulmit nuk ishte zv/ministri i Qeverisë “Kurti”.I dyshuari sulmoi një të mitur (shitës të krem bananeve) pa kurrfarë arsye. E më pas, reagoi Sveçla duke tentuar ta qetësonte situatën.

Mirëpo, i dyshuari nuk kursyeu as zv/ministrin duke e sulmuar dhe goditur me kokë.

Ndryshe, VV-ja ka hedhur poshtë në disa media se ka pas përplasje fizike, mirëpo Indeksonline ua sjellë pamjet ekskluzive.