I hetuan fshehtas, policia kap pesë persona për prostitucion

I hetuan fshehtas, policia kap pesë persona për prostitucion

Kronika February 27, 2020 - 11:33

Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pasi ka përdorur masa të fshehta teknike të hetimit, në koordinim me  Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhëresës të gjykatës, më 26.02.2020 ka realizuar një operacion policor.

Hetuesit policorë kanë kontrolluar një local ku janë identifikuar dhe arrestuar pesë te dyshuar (dy meshkuj dhe tri femra)  nën  dyshimin se të njëjtit  kanë  kryer veprat penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” dhe “Bashkëkryerja’.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

B.M. viti i lindjes 1988, mashkull kosovar,

M.K. viti i lindjes 1987, mashkull kosovar,

E.A. viti i lindjes 1997, femër kosovare,

Sh.A. viti i lindjes 2000, femër kosovare dhe

M.S. viti i lindjes 1988, femër kosovare.

Hetuesit policorë si prova materiale kanë sekuestruar përkohësisht: tetë telefona mobilë, një DIVI-ar i kamerave dhe prova tjera relevante lidhur me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë .