Aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, dy të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, dy të lënduar

Kronika February 27, 2020 - 09:50

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Berrnicë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, teksa personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orë 09:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Berrnicë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Me tutje ajo ka treguar që me rastin po merret njësiti i trafikut.