Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Arsimtari që ia preu flokët nxënësit shkon në pushim, s’ka vendim për të

Arsimtari që ia preu flokët nxënësit shkon në pushim, s’ka vendim për të

Kronika February 26, 2020 - 16:49

Komisioni në kuadër të drejtorisë së Arsimit në Gjilan ende nuk ka marrë vendim për mësimdhënësin Xhelal Elezi i cili ishte bërë protagonist i një video-incizimi ku shihej duke ia prerë flokët nxënësit të tij. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica i ka thënë Gazetës Express se janë duke pritur edhe raportin e psikologes për të dalë me një vendim final. Prokuroria Themelore në Gjilan ka thënë se me autorizim të prokurorit, policia e kanë intervistuar mësuesin në fjalë.

Pas publikimit të videos ku shihej mësimdhënësi Xhelal Elezi duke ia prerë flokët nxënësit të tij në klasë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet ndaj tij.

Më 12 shkurt Prokuroria ka filluar procedurat hetimore ndaj mësimdhënësit dhe ai është duke u hetuar për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”.

Të pyetur nga Gazeta Express, Prokuroria Themelore e Gjilanit nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje procedurat hetimore ndaj mësimdhënësit Xhelal Elezi.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini ka thënë se prokurori i rastit ka autorizuar policinë që të intervistojë mësuesin.

“Me autorizim të prokurorit e kanë intervistuar policia”, ka thënë ajo.

Nazim Gagica drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan i ka thënë Gazetës Express të mërkurën se komisioni në kuadër të DKA-së ende nuk ka marrë vendim sa i përket rastit të mësimdhënësit Elezi.

Gagica ka thënë se tani kanë angazhuar një psikologe e cila do ta vizitojë nxënësin.

“Komisioni ende nuk ka marrë vendim, kemi angazhuar psikologen pasi komisioni ka rekomanduar që të marrë edhe mendimin e psikologes të cilët kanë kërkuar një raport pas vizitës që do ta bëjë tek nxënësi”, ka thënë Gagica.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit ka thënë se mësimdhënësi ka kërkuar pushim mjekësor për shkak të rastit dhe nuk e di nëse është kthyer përsëri në shkollë.

“Mësimdhënësi ka pasur pushim mjekësor për shkak të traumave dhe ndjeshmërisë që e ka pasur, sot për sot nuk e di nëse është kthyer në shkollë”, ka thënë Gagica.

Kanë kaluar dy javë nga publikimi i videos ku shihej mësimdhënësi duke ia prerë flokët nxënësit të tij në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” në Livoç të ulët të Gjilanit, por ndaj të njëjtit ende nuk ka ndonjë vendim për suspendim.

Ndaj këtij rasti nuk ka pasur asnjë ankesë as në Inspektoratin e Ministrisë së Arsimit