Qytetari e bën për spital policin

Qytetari e bën për spital policin

Kronika February 26, 2020 - 13:47

Në qytetin e Prizrenit është arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, raporton “Zeri.info”

Sipas policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 25.02.2020-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor –viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh./ZERI.