Policia shënon ‘rekord’ me shqiptimin e gjobave

Policia shënon ‘rekord’ me shqiptimin e gjobave

Kronika February 26, 2020 - 12:27

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shqiptuar hic më pak se 1 mijë e 621 tiketa trafiku për kundërvajtësitë në trafik, raporton “Zëri.info”.

Po ashtu policia ka njoftuar se gjatë ditës së kaluar kanë ndodhur gjithsej 25 aksidente trafiku e ku 11 prej tyre ishin me të lënduar.

Nga PK-ja janë arrestuar 22 persona dhe 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /ZËRI