Vetura godet një femër në Suharekë

Vetura godet një femër në Suharekë

Kronika February 26, 2020 - 10:42

Dje në qytetin e Suharekës është goditur një femër e cila ishte duke kaluar rrugën dhe si pasojë e kësaj i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes, raporton “Zeri.info”.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore ndërsa është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“Suharekë 25.02.2020, 18:20. Viktima femër kosovare derisa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë. I dyshuari (vozitësi) i panjohur pasi e kishte shkaktuar aksidentin nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi”, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh./ZERI.