Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Flasin familjarët e 11-vjeçares që vdiq pasi ra në bunar

Flasin familjarët e 11-vjeçares që vdiq pasi ra në bunar

Kronika February 25, 2020 - 20:12

Familjarët dhe fqinjët e nxorën nga bunari, familjarët tregojnë se si ndodhi rasti.

Janë nisur për ti shprehur ngushëllime familjes Burrniku.

Edhe të pamën kjo familje që jeton në periferi të Ferizajt e kanë haur.

Atyre pasditen e së dielës u ndodhi një ngjarje e rëndë.

Vajza e tyre, 11 vjeçare deri sa ishte duke lozur në oborrin e shtëpisë, papritmas ra në këtë  bunar.

 

E si ndodhi e gjithë ngjarja tregon tezja e 11 vjecares Agensa Burrniku.

Rabije Runi, thotë se mbesa e saj  po qëndronte pran bunarit. 

E kur e kuptuan se 11 vjecarja kishte rënë në bunar, familja Burrniku alarmoi edhe fqinjët.

Ata së bashku e nxorën atë nga bunari, e menjëherë e nisën për në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Këtu mjekët fillimisht kishin arritur ta kthejnë në jetë vajzën e mitur, e më pas e kishin nisur për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe shefi i Klinikës Intesive, Shaqir Uka.

Por pavarësisht trajtimit që ia kishin bërë në këtë klinikë, 11 vjecarja nuk kishte arritur që të mbijetoj.

Gjithë ngjarjen e konfirmojnë edhe në Policinë Rajonale të Ferizajt.

Gjatë ditës së martë  vajza e mitur është varrosur në fshatin Kovaqec të Kaçanikut, nga e ka prejardhjen familja Burrniku.