Mësuesi rrah nxënësin në një shkollë në Drenas

Mësuesi rrah nxënësin në një shkollë në Drenas

Kronika February 24, 2020 - 11:28

Driton Çelaj, një arsimtar në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas, është xhiruar derisa e ka goditur një nxënës me shuplakë.

“Kthehu përpara” janë fjalët që dëgjohen derisa arsimtari i Edukatës Qytetare e goditi nxënësin me shuplakë.

Po ashtu, sipas personit që dërgoi videon në redaksi, kjo nuk është hera e parë që arsimtari në fjalë ka sjellje të tilla ndaj nxënësve.

Çelaj me 24 janar të këtij viti është bërë pjesë e PDK-së në Drenas, madje, kryetari Lladrovci në faqen e tij në Facebook pati hedhur një fotografi ku shihet duarshtrënguar me arsimtarin, të cilin e vlerësoi për punën e tij, ani pse në video po shihet krejt e kundërta.

Sipas personit të njëjtë, ky raport i ngushtë mes tyre po nënkuptohet si “liri” për Çelajn që të sillet në këtë formë, shkruan Syri Kosova.