Aksident në Gjilan, katër persona dërgohen në spital (VIDEO)

Aksident në Gjilan, katër persona dërgohen në spital (VIDEO)

Kronika February 22, 2020 - 19:17
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në Stanishor të Gjilanit këtë mbrëmje

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se vetura u përplas jashtë rrugës.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në Stanishor ku vetura me katër persona është përplasur jashtë rrugës. Ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u kryer proceset hetimore”.

Dëshmitarët e këtij rasti që dërguan edhe videon, thanë se në këtë aksident ka intervenuar edhe zjarrfikësit.