Përleshje me armë te Grandi, një i plagosur

Përleshje me armë te Grandi, një i plagosur

Kronika February 22, 2020 - 12:20

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 03:36 në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë. Gjithashtu, një person tjetër është lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Bajram Krasniqi.

Sipas policisë viktima është dërguar në QKUK, ndërsa është arrestuar një i dyshuar.

“Njësia policore ka dal ne vend të ngjarjes, kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë. Në vendin e ngjarjes është hasur edhe viktima i cili kishte marr plagë në këmbë nga arma e zjarrit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Krasniqi.

Po ashtu sipas policisë një person tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur.

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar. Në vend e ngjarës janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65. Është njoftuar prokurori kujdestar, me akt-vendim të tij i dyshuar është dërguar në mbajtje. Viktima pas tretmanit në QKUK është liruar”, tha tutje Krasniqi.