Intervenoi në kyçjet ilegale, rrahet punëtori i ujësjellësit në Lipjan

Intervenoi në kyçjet ilegale, rrahet punëtori i ujësjellësit në Lipjan

Kronika February 21, 2020 - 14:54

Një punëtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” është sulmuar fizikisht në Lipjan.

Kështu ka njoftuar vet kjo kompani, teksa kanë treguar se viktima ishte duke kryer detyrat e tij në identifikimin e kyçjeve ilegale në ujësjellës.

Njoftimi i plotë:

Sot në orën 12:30, në fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, përgjatë kryerjes së detyrave të tij të punës në identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit, sulmohet fizikisht inspektori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”  , me inicialet F.J.

Duke i zënë në flagrancë keqpërdoruesit e ujit, punëtorët tanë sulmohen fizikisht nga persona të papërgjegjshëm.

Personi që e sulmoi inspektorin e kompanisë u zu në flagrancë në kyçje ilegale.

Rastin e kanë marë përsipër organet kompetente, Policia e Republikës së Kosovës derisa, punëtori ynë i zellshëm ka marrë lëndime dhe është dërguar në emergjencë.

Rastet e tilla të marrin denimin e merituar