Flet për herë të parë komandanti i suspenduar pas vrasjes së pesëfishtë në Gjilan

Flet për herë të parë komandanti i suspenduar pas vrasjes së pesëfishtë në Gjilan

Kronika February 20, 2020 - 21:47
Janë varrosur sot në Cerrnicë të Gjilanit trupat e pajetë të familjes Bllaca, të cilët u vranë të martën

Policia është duke e hetuar rastin, për të gjetur shkaktarët. Në ceremoninë mortore morën pjesë zyrtarë policisë. Ne mesin e tyre ishte edhe Alban Ramushi, komandanti i Policisë së Gjilanit i cili është suspenduar pas vrasjes së pesëfishtë në Gjilan.

Ai ka folur sot për rastin, pasi kishte marrë pjesë në varrimin e familjes Bllaca.

“Jam suspenduar që të kryhen hetime më lehtë”.

I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“Pytni ata [v.j Drejtorinë e Policisë] nëse e kam keqpërdorur autoritetin”.