Mes lotësh përcillen për në banesën e fundit pesë pjesëtarët e familjes Bllaca

Mes lotësh përcillen për në banesën e fundit pesë pjesëtarët e familjes Bllaca

Kronika February 20, 2020 - 15:37

Kanë përfunduar të gjitha procedurat e varrimit të familjes Bllaca që vdiqën në mënyrë tragjike të martën në Gjilan.

Njerëzit tanimë janë mbledhur në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit.

Trupi i nënës Hanife, babait Zeqiri, vëllezërit Blerim e Fisnik dhe motra Valdete Bllaca tani do të pushojnë pranë njërit tjetrit në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit.

Të martën, sipas Policisë së Kosovës, Valdete Daka, me profesion police, ka privuar nga jeta me armë zjarri zyrtare dy prindërit dhe dy vllezërit e saj.

Më poshtë mund të gjeni disa pamje nga ceremonia e varrimit të familjes pesëanëtarëshe.

Image
Image