LAJM I FUNDIT: Shpërthen bombola e gazit, plagosen 2 persona

LAJM I FUNDIT: Shpërthen bombola e gazit, plagosen 2 persona

Kronika February 19, 2020 - 18:21
Lajmi i Fundit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në fshatin Libofshë të Fierit

Policia njofton se në banesën e shtetasit M. Z në fshatin Libofshë, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi, ku si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi M. Z dhe nëna e tij.

Zjarri është fikur plotësisht dhe në banesë ka dëme të vogla materiale.

Po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.