Detaje të reja, fqinjët thonë se vëllai i madh dhe policja kishin probleme mendore

Detaje të reja, fqinjët thonë se vëllai i madh dhe policja kishin probleme mendore

Kronika February 18, 2020 - 17:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan, ku kanë mbetur të vdekur pesë persona.

Siç ka njoftuar Prokuroria e Gjilanit, dyshohet se zyrtarja policore Valdete Bllaca ka vrarë me armë zjarri prindërit dhe dy vëllezërit e pastaj edhe vetën.

Fqinjët kanë treguar për lajmi.net, se vëllai i madh i familjes për shkak të gjendjes së tij mendore ka qenë edhe në institucionin për personat me gjendje të rëndë mendore.

Po ashtu, siç flitet nga fqinjët, edhe policja kishte pasur probleme mendore, dhe kjo është njëra ndër arsyet pse ajo ishte suspenduar nga puna.