Një person në gjendje të rëndë pas aksidentit në dalje të Prishtinës

Një person në gjendje të rëndë pas aksidentit në dalje të Prishtinës

Kronika February 16, 2020 - 14:37

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot  në autostradën në drejtim Prishtinë – Fushë Kosovë, ku të përfshira kanë qenë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar gjashtë persona.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 16.02.2020. Rreth orës 11:30 në autostradë drejtim Prishtinë – F. Kosovë kilometri i fundit para daljes së autostradës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë të perfshira tri automjete. Në vendin e ngjarjes janë thirr njësitë policore dhe ato të emergjencës”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë nga QKUK kanë bërë të ditur se nga gjashtë të lënduarit njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore.