Kërcënoi me jetë bashkëshorten, arrestohet burri nga Prizreni

Kërcënoi me jetë bashkëshorten, arrestohet burri nga Prizreni

Kronika January 27, 2020 - 12:24

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kanosur me jetë bashkëshorten e tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 22 janarit në Prizren, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka kanosur me jetë bashkëshorten e tij viktimën femër K-Rome”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.