Personi i vrarë mbrëmë në Suharekë është mërgimtar nga Zvicra: Kështu ndodhi e gjithë ngjarja

Personi i vrarë mbrëmë në Suharekë është mërgimtar nga Zvicra: Kështu ndodhi e gjithë ngjarja

Kronika January 27, 2020 - 12:08
Ai dyshohet se u vra nga S.A 40 vjeç, i cili ka qenë në ndikim të alkoolit dhe ka shtënë në drejtim të personit

SH.K i moshës 44 vjeçare ka mbetur dje i vdekur në Suharekë, saktësisht në fshatin Maqitevë. Viktima, dyshohet se u vra nga S.A i cili në momentin kur shtiu dhe e kreu krimin, ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Rasti ndodhi për motive të ulëta, për një koment në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot përmes një njoftimi për media se mbrëmë rreth orës 22:00 në Suharekë ka ndodhur një gjuajtje me armë, ku ka vdekur një person.

Gazeta Metro mëson se viktima është SH.K 44 vjeç, i cili kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë për të kaluar pushimet këtu.

Ai dyshohet se u vra nga S.A 40 vjeç, i cili ka qenë në ndikim të alkoolit dhe ka shtënë në drejtim të personit. Të dyshuarit i janë sekuestruar një pushkë gjysmë austomatike, 2 fishekë dhe 2 gëzhoja.

Image

Siç mëson Metro, deri tek vrasja e rëndë dërguan motive të ulëta, më saktësisht një koment i viktimës në Facebook.

“Gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimte policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmë automatike me 2 fishek dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

S.A është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, derisa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente për të kuptuar rrethanat se si erdhi deri tek vrasja.