Veprim i rëndë nga një i mitur në Mitrovicë, policia e arreston

Veprim i rëndë nga një i mitur në Mitrovicë, policia e arreston

Kronika January 26, 2020 - 10:54

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një djalë të mitur i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicë, ku i mituri është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prezencë të punëtorit të QPS’së dhe avokatit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia në raporton 24 orësh bën të ditur se rasti është duke u hetuar.