Një veturë shkel këmbësorin në Vushtrri

Një veturë shkel këmbësorin në Vushtrri

Kronika January 25, 2020 - 20:17

Një veturë ka goditur një person në qytetin e Vushtrrisë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti.

“Kemi marrë informacion se ka ndodhur një incident në Vushtrri, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një veturë ka goditur një këmbësor, ku si rezultat një këmbësor ka marrë lëndime trupore”, ka konfirmuar Zahiti për Express.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosvoës (QKUK).